Palmer: Kosova të zbatojë asociacionin, padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë

Amerika i ka kërkuar Kosovës ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që firmosi vite më parë me Serbinë.
Zv. ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Methju Palmer, tha në një intervistë për mediet kosovare se marrëveshja është obligim për normalizimin e raporteve dypalëshe dhe për perspektivën e tyre evropiane.
Palmer komentoi edhe paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti për të paditur Serbinë për gjenocid.
Sipas diplomatit amerikan, një qasje e tillë do i kthente dy palët te e shkuara dhe se Kosova duhet të jetë e përgatitur mirë më argumente para se ta parashtrojë padi të tillë ndaj Serbisë.

