Pala kosovare kthen mbrapsht dhjetëra qytetarë në pikat kufitare, ishin pa test e pa vaksinë
"Na kanë kthyer se duan testin e Covid."
Disa dhjetëra shtetas të Shqipërisë u ndaluan në Morinë të hyjnë në Kosovë në ditën e parë të masave të reja anti covid.
Nga kjo e hënë deri më 13 Shtator për të kaluar kufirin udhëtarët nga Shqipëria duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit ose teste PCR/antigen, në të kundërt duhet të karantinohen për 7 ditë.
"Ata mos e bëjnë këtë se në të bëjmë testin e vaksinat kjo nuk është e drejtë."
"A e kanë bërë këta tamponin që kanë hyrë në Shqipëri? Normale që edhe ne duhet të hyjmë atje si vijnë ata në Shqipëri."
Të ndaluarit në kufi ishin kryesisht shqiptarë që punojnë në anën tjetër të kufirit të cilët e cilësojnë të padrejtë masën e vendosur nga qeveria e Prishtinës.
"Nëse nuk bëhet me zgjidhje ne po dalim po bllokojmë rrugën edhe ata mos vijnë, as ne mos shkojmë andej."
Nga rregullat e reja të lëvizjes drejt Kosovës përjashtohen udhëtarët tranzit, që dalin nga Kosova brenda 3 orëve.
Por një shofer i linjës së Tropojës thotë se nuk u lejua të kalojë pasi kishte në bord udhëtarë pa certifikatë.
"Qeveria e Kosovës, Albin Kurti thotë çdo qytetar, çdo makinë që kalon tranzit në Republikën e Kosovës duhet të firmosë një dokument që brenda 3 orësh ta çojë në Republikën e Kosovës, do hyjë në Morinë do dalë në Morinë të Tropojës. Ndërkohë ai thotë 3 orë të mjaftojnë."
Nga data 1 Shtator, certifikata e vaksinimit ose testet PCR/ Antigen do të jenë kusht për shqiptarët për të udhëtuar edhe drejt Maqedonisë së Veriut./OraNews/

