Pa pranga në duar dhe i shkujdesur, del fotoja e Radoiçiç në Prokurorinë e Lartë në Beograd

Pa pranga në duar dhe i shkujdesur, del fotoja e Radoiçiç

Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të Millan Radoiçiçit brenda Prokurorisë së Lartë në Beograd, ku shihet bashkë me avokatin e tij Goran Petronijevic.

Mësohet se zyrtarët policorë kanë kontrolluar apartamentin dhe objektet tjera të Radoiçiçit. Në fotografi shihet se ai nuk i ka duart e lidhura.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.

Dy ditë më parë kjo ministri njoftoi se Milan Radoiçiç i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe se është shoqëruar nga avokati i tij në polici për të dhënë deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit. Radoiçiç ka njoftuar të premten përmes avokatit të tij se më 24 shtator ka qenë në fshatin Banjskë kur ka pasur një konflikt me policinë e Kosovës. 

EMISIONET