Osmani dhe Kurti në ndërrim komande në ‘‘Bondsteel’’

Osmani dhe Kurti në ndërrim komande në

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë parë së bashku në një ceremoni të KFOR-it të mbajtur në kampin e forcave amerikane “Bondsteel”, ku ishin të pranishëm në një ndërrim të rregullt komande.

Të mërkurën e ardhshme është afatit i fundit kur vendi duhet të ketë presidentin me mandat të ri, në të kundërtën do të pasojnë zgjedhjet e reja.

Presidentja Osmani synon të ketë edhe një mandat në këtë post, por deri më tani, veç partive opozitare që kanë lënë të kuptohet se nuk e mbështesin rikandidimin e saj për këtë post, edhe Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të japin nënshkrimet e tyre për një mandat të ri të Vjosa Osmanit.

EMISIONET