"Open Ballkan" Abazi: Serbia nuk i do shqiptarët, do tregun e resurset tona, Rama të kuptojë lojën e Vuçiçit

"Open Ballkan" Abazi: Serbia nuk i do shqiptarët, do tregun e

Në një intervistë për RTV Ora, ish-zv. Kryeministri i Kosovës, Haki Abazi u shpreh se Serbia nuk do të përballet me të kaluarën dhe vazhdon me doktrinën që të nënshtrojë vendet e rajonit për dominancë politike dhe ekonomike.

Sipas tij, Serbia nuk i do shqiptarët kudo ata që ndodhen, por duan tregun dhe resurset ekonomike dhe kjo dihet tashmë prej historisë.

Abazi: Serbia nuk do të përballet me të kaluarën dhe vazhdon me doktrinën që të nënshtrojë vendet e rajonit për dominacë politike dhe ekonomike. Serbia ka sabotuar çdo marrëveshje që do të çonte në progres në rajon dhe me Kosovën. Kjo nismë e Novi Sadiit kërkon që ta vendosë në hije procesin  e Berlin dhe kovën, duke e futur rajonin në një cikël të vjetër. Kosova dhe Mali i Zi nuk janë të interesuar në këtë proces, pasi dëmtohen. Çdo marrëveshje që ka një fytyrë të mirë për Vuçiçin është diçka që nuk është një gjë e mirë për Kosovën.

Serbia nuk i do shqiptarët kudo ata që ndodhen, por duan tregun dhe resurset ekonomike dhe kjo dihet tashmë prej historisë. Ne nuk mund të hiqemi pas synimeve të Serbisë për nënshtrimin e Ballkanit. Serbia është një lloj lajmëtari për Rusinë dhe kinën duke e zvogëluar ndikimin e Evropës dhe integrimin. Ne me Serbinë nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje pa ndërmjetës ndërkombëtar, sepse Serbia nuk i realizon ato që ka marrë përsipër. Nëse ne nuk e kemi arritur ta bindim për 10 vite që të trajtohemi si të barabartë në shumë marrëveshje rajonale, do të ishte naivitet se Vuçiç do të tregohet bujar në Novi Sad. Nuk e kuptoj se si kryeministri shqiptar nuk e kupton lojën e Vuçiçit.

Abazi shtoi se Serbia nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar mjetet dhe taktikat e veta përmes të cilave do të realizojë qëllimet e veta, duke theksuar se Kosova nuk do t'i bashkohet kësaj nisme.

Abazi: Në Serbi nuk ka demokraci, por një shtet me dorë të fortë autoritet dhe në çdo rast nuk duhet të përkrahet një lider i tillë në Ballkan. Serbia nuk ka ndryshuar, por ka ndryshua mjetet dhe taktikat e veta përmes të cilave do të realizojë qëllimet e veta. Kosova nuk do t'i bashkohet kësaj nisme. Ne jemi të fokusuar në forcimin e ligjit dhe reformat në vend. Po ashtu jemi të fokusuar në procesi ne Berlinit dhe në dialogun me Serbinë.

EMISIONET