“Çohu në këmbë kur flet për Vuçiçin!”/ Vjosa Osmani “përplaset” me ministrin serb: Presidenti yt si Millosheviçi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku dhe ka folur për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, si dhe ka akuzuar udhëheqësit në Serbi se po vazhdojnë me të njëjat qëllime si Sllobodan Millosheviç.
Sipas mediave të Kosovës, Osmani gjatë mbledhjes është ”përplasur” me ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç.
Në fjalën e saj, presidentja ka kërkuar nga ministri serb që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës.
“Vuçiç flet me të njëjtën gjuhë si Sllobodan Millosheviç, ai e ka admirim. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë e bënë qenia njerëzore, kur nuk bëhet drejtësi”, tha Osmani.

Ndërkohë Selakoviç i është përgjigjur Osmanit, duke i thënë se kur të flasë për presidentin serb duhet të ngrihet në këmbë, pasi sipas tij Vuçiç është edhe president i Osmanit.
“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviç.


