“Nuk e presim më KFOR-IN”, Sveçla: Për hir të stabilitetit, po presim, por pritja e ka një fund
"KFOR nuk ka edhe shumë kohë për largimin e barrikadave, do të veprojmë vetë". Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për situatën në veri. Nga ana tjetër edhe Serbia kërcënon me mbyllje të kufirit për kosovarët.

Kosova kërkon nga KFOR të veprojë sa më parë për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Deri më tani, në ditën e 14 të vendosjes së tyre, nuk është marrë asnjë masë teksa situata është rënduar. Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është shprehur se nuk do të presin gjatë, e nëse KFOR nuk vepron Kosova do ti heqë vetë barrikadat.
Sipas Ministri Sveçla kushtet e serbëve, të paraqitura për largimin e barrikadave, janë të nxitura nga Serbia dhe janë për të arritur qëllime politike.
Nga ana tjetër, Serbia vijon të këmbëngulë për të futur trupat ushtarake në Kosovë. Madje sëfundmi deputeti serb Slavisha Ristiç ka shpërsuar edhe më tej tonet duke kërkuar kosovarëve të mos u lejohet hyrja në Serbi, për festat e fundvitit.
"Nëse kryeministri i Kosovës, Albin kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i serbisë, sipas të njëjtit sitem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shtetasve të Kosovës në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në Territorin e Kosovës?" tha Ristiq.
Situata në veri të kosovës u tensionua që prej 10 dhjetorit kur disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
