Një person tenton të përplasë me makinë policin në veri të Mitrovicës

Një person tenton të përplasë me makinë policin në

Një person ka tentuar të përplasë me automjet zyrtarin policor në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës njofton se polici ishte në kryerje të detyrës, dhe autori teksa ka tentuar që ta godasë atë ka përplasur makinën e policisë.

Ky rast po hetohet dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

EMISIONET