Ngriti flamurin shqiptar në oborrin e shkollës greke, nxënësin e dërgojnë te drejtori, ja çfarë tha i riu
Një nxënës në Greqi ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit të shkollës, raportojnë mediat greke teksa këto të fundit e cilësojnë si një incident.
Ngjarja e regjistruar ditën e djeshme në Argallasti në Pelion ka nxitur reagime të shumta nga shokët e klasës, të cilët e çuan atë te drejtori i shkollës.
Protothema.gr shkruan se reagime pati edhe nga prindërit e nxënësve, të cilët janë njoftuar për ngjarjen, çka solli edhe një mbledhje të këshillit të shkollës.
Megjithatë nxënësi është shprehur se është penduar për veprimin e tij, se nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.