Ngrihet grupi i ekspertëve, fati i Abazoviç në dorë të marrëveshjes me Kishën serbe

Fati i kryeministrit malazez Dritan Abazovicc duket se do të jetë në dorën e një grupi ekspertësh të cilët pritet të vlerësojnë tekstin e Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, draft ky që risolli krizën politike në vendin fqinj.

Ngrihet grupi i ekspertëve, fati i Abazoviç në dorë

Një grup ekspertësh do të vulosin “fatin” e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Nga takimi konsultues mes presidentit Gjukanoviç dhe kryeministrit Abazoviç u vendos që të formohet një ekip ekspertësh për të vlerësuar tekstin bazë të së ashtuquajturës “Marrëveshje Themeltare” me Kishën Ortodokse Serbe.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Marrëveshja e miratuar me këtë institucion kishtar që qeverisë së Dritan Abazoviç ia humbi mbështetjen e plot 29 deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, do të vlerësohet nga komuniteti shkencor dhe profesional, përkatësisht qëndrueshmëria ligjore dhe kushtetuese e saj.

Sipas burimeve të medias “AntenaM”, ekipi vlerësues i ekspertëve do të formohet “shumë shpejt”, “dhe dilemat ekzistuese do të zgjidhen brenda dhjetë ditëve pasi ekipi do të formohet”.

Abazoviç dhe Gjukanoviç, dolën me një deklaratë të përbashkët për media, gjë që është e pazakonshme, marrë parasysh rivalitetin e kahershëm dhe papajtueshmërinë politike të këtyre figurave me orientime të ndryshme.

“Teksti i bazë i Marrëveshjes Themeltare me KOS-në do të hedhet në rishikim edhe një herë, për t’iu nënshtruar vlerësimit të publikut profesional dhe shkencor”, u tha të martën në komunikatën e përbashkët të dy liderëve.

Me të miratuar draft-tekstin e traktatit, DPS-ja e Gjukanoviçit u shpreh se “qeveria ka tradhtuar mandatin e saj”, atë të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane, duke miratuar një marrëveshje për të cilën nuk ka mandat.

Madje edhe vetë presidenti në një konferencë për media ditë më parë tha se kryeministri kishte premtuar që draft-kontratën me kishën serbe do ta hedhtë në diskutim “e jo në votim”, duke iu referuar kështu tejkalimit të pritshmërive.

Abazoviç, në anën tjetër argumenton se kjo marrëveshje me kishën serbe ka me dhjetëra vite që është bërë “kancerogjene” në shoqërinë malazeze, dhe se ajo duhet të zgjidhet.

EMISIONET