Neziri: Partitë në Maqedoninë e Veriut të angazhohen që të realizojnë ndryshimet Kushtetuese

Analisti Xhelal Neziri  në një intervistë në Ora News foli për vizitën e Von der leyen në Maqedoninë e Veriut. Neziri u shpreh se vizita e Von der Leyen i dha një mesazh të fortë partive politike në Maqedoninë e Veriut dhe se partitë duhet të angazhohen dhe të realizojnë ndryshimet kushtetutese.

"Ishte një vizitë që dha një mesazh të fuqishëm në drejtim të partive politike këtu se integrimi në bashkimin europian nuk është cështje e debateve të politikës ditore por është qëllimi strategjik i Maqedonisë së Veriut i cili do garantojë një zhvillim më të mirë.

Prandaj u dërgoj porosi të gjitha partive politike që të gjitha të angazhohen seriozisht të marrin përgjegjësinë dhe të realizojnë ndryshimet kushtetuese. Ne dimë që shumica aktuale që përbën parlamentin shumica e deputetëve nuk janë në favor të ndryshimeve kushtetuese për shkak se nevojiten 80 deputetë ndërkohë që mazhoranca ka vetëm 63 ose 65.

Nevojiten një shtysë më e madhë që deputetët të marrin përgjegjësinë", tha ndër të tjera Neziri.

EMISIONET