Nesër seanca për qeverinë e Kosovës/ Shabiu: Nuk pritet diçka e re, s'kemi indikacion për zgjidhje të ngërçit
Aktivisti, Besnik Shabiu në një intervistë në Ora News u shpreh se nesër nuk pritet diçka e re nga seanca për qeverinë në Kosovë.
Shabiu: Duke pasur parasysh që gjithë këtë periudhë të gjatë të këtij ngërçi politik i cili ka filluar që nga shkurti prej momentit kur kanë përfunduar zgjedhjet në muajin shkurt nuk kemi pasur asnjë shenjë që mund ta dërgojë drejt një zgjidhjeje.
Partitë politike gjatë gjithë kohës në një farë forme ose tjetre kanë hedhur kunja tek njëra tjetra por asnjëherë nuk kanë qenë serioze për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.
Fatkeqësisht sot jemi vetëm një ditë para se të përmbyllet procesi me kandidatin tashmë të dytë ngë lëvizja Vetëvendosje për shkak se Kurti dështoi që të ketë shumicën.
Në këtë situatë nuk është që pritet që edhe nesër të kemi diçka të re.
Partitë opozitare tashmë janë reshtuar që nuk do të japin votat e tyre për ta përkrahur qeverinë tashmë Konjufca.

