Nebiu: Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër nga partia e tij, shqip flet gjithnjë
Analisti Besim Nebiu në një intervistë në Ora Neës foli për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministri I parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nebiu u shpreh se Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër I Maqedonisë së Veriut sepse kjo ishte përzgjedhja e partisë së tij.
Nebiu: Talat Xhaferi u zgjodh për kryetar të qeverisë sepse kjo ishte përzgjedhja e partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pse foli shqip? Është praktikë, nuk është hera e parë që të flasë shqip Talat Xhaferi.
Deputetët flasin në shqip, nuk është situatë e re.
Unë kam përshtypjen se më shumë pati bujë në mediat shqipe se sa në Maqedoninë e Veriut.

