"Në rast konflikti në Kosovë, presim 24 orë të ndërhyni", Vuçiç mesazh NATO-s: Serbia do reagojë

"Në rast konflikti në Kosovë, presim 24 orë të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë nga Marrëveshja e Kumanovës dhe të gjitha marrëveshjet pasuese.

Vuçiç u shpreh se këtë gjë ja tha edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Serbia nuk do të lejonte një program kundër serbëve.

Vuçiç tha se ai mendonte që NATO e kuptonte atë dhe se ai do të bënte gjithçka për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

"Ne do t'ju presim për 24 orë për të reaguar si NATO. Pas kësaj Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 ose 2004," tha Vuçiç në emisionin Hit Tweet TV Pink.

Ai shtoi se Serbia nuk do të hyjë në Kosovë me trupa sepse dëshiron gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore./OraNews/

 

EMISIONET