Në mbrëmje do të nisin diskutimet për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, PDK kundër Kurtit

Në Kosovë sot në mbrëmje do të nisin diskutimet për të gjetur konsensusin në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ku deri më tani palët kanë dështuar në 37 seanca.
PDK në daljen për mediet thekson se është vetëvendosja që duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me partitë e tjera dhe sipas tyre Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur detyrim
Mungesën e votimit në të paktën 30 seanca PDK e argumenton se në rendin e ditës nuk ka qenë parashikuar votimi I fshehtë, dhe nëse do ishte I hapur do kishin dhënë mendimin e tyre ashtu siç kanë bërë në proceset e para
Në deklaratë PDK argumenton se gjykata kushtetuese ka dhënë afat 30 ditë për ta zgjidhur, por nëse nuk arrihet mundësia është për zgjedhje të reja e këtë duhet ta bëjë presidentja Vjosa Osmani.
Seanca e radhës për votimin e kryetarit të kuvendit është vendosur të dielën ku dhe do të shihet nëse palët kanë gjetur dakordësinë që më pas i hap rrugën procesit për votimin e qeverisë së re


