Në kërkim për sulmin në Banjskë, Radoiçiç feston ditëlindjen me fishekzjarre dhe banera

Në kërkim për sulmin në Banjskë, Radoiçiç

I shumëkërkuari nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç ka festuar ditëlindjen e tij të 46-të në Kopaonik të Serbisë të cilën mesa duket e ka festuar me fishekzjarre bazuar në pamjet e publikuara.

Politikani serb, Nemanja Saroviç ka ndarë në rrjetin e tij në "X"pamje të Radoiçiç i cili duket në sfond dhe hidhen fishekzjarre për ditëlindjen e tij.

“Milan Radoiçiç ishte në Kopaonik dje. Me fishekzjarrë dhe banerin ‘Urime ditëlindjen komandant’ festoi ditëlindjen e 46-të. Çfarë i ka dhuruar Aleksandar Vuçiçi?” ka pyetur udhëheqësi i lëvizjes politike “Dashuri, Besim, Shpresë” në Twitter.

Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiçi.

Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar. Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë vendosur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit.

EMISIONET