Ndodh dhe kjo! Një gruaje në Banjskë i gjendet armatime dhe ...

Ndodh dhe kjo! Një gruaje në Banjskë i gjendet armatime dhe ...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka gjetur armatim në shtëpinë e një gruaje në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 08:20.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në raport, shkruajnë mediat e Kosovës.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

EMISIONET