Ndarja e komunave në RMV/ Selimi: Fitore e siguruar drejtpërdrejt nga VMRO-ja, shqiptarët dhanë mesazhin

Analisti, Sefer Selimi në një intervistë në Ora News u shpreh se fitorja në shumicën e komunave në Maqedoninë e Veriut ishte një fitore e siguruar drejtpërdrejtë nga VMRO-DPMNE.

Selimi: Në kampin shqiptar do të thoja që ishte një rezultat o cili nuk reflektoi në anketat dhe në matjet e opinionit publik.

Megjithatë është një rezultat i cili pasqyron realitetin ku ndodhemi ne si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Duket si një fitore në pamje të parë e partive të cilat janë në pushtet, por që në fakt është një fitore e cila është e siguruar kryesisht përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të VMRO dhe është një fitore e cila në fakt nuk pasqyrohet në nivel nacional me të njëjtat numra aty ku shihet se ku është mbështetja popullore.

Tek numrat e partive politike për këshillat bashkiak.

Shqiptarët kryesisht dhanë mesazhin.

Dhanë një mesazh i cili nuk jep një definicion të qartë se kush është fituesi.

 

EMISIONET