NATO konfirmon se ka rritje tensionesh në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka konfirmuar se tensionet në vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rritje. Stoltenberg cilësoi se në Kosovë dhe Bosnjë tensionet janë konkrete dhe se NATO do vijojë të ofrojë ndihmën e saj për stabilitet në rajon.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë për mediet malazeze ku ka konfirmuar se ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Stoltenberg tha se NATO do të punojë për stabilitet dhe siguri në rajon dhe është e vendosur të ndihmojë vendet e Ballkanit që të zbatojnë reforma për të mirën e qytetarëve.
Stoltenberg: Kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it. Bashkëpunimi ynë me BE-në mbetet thelbësor për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur reformat.
Stoltenberg komentoi edhe veprimet e fundit të Republika SRPSKA-s për shpërbërjen e shtetit.
Stoltenberg: Çdo përpjekje për t’i dobësuar institucionet e nivelit shtetëror do ta minonin sigurinë e Bosnje Hercegovinës.
Stoltenberg u përgjigj pozitivisht lidhur me pyetjen nëse NATO ka mekanizma për t’i parandaluar tensionet që mund të shtohen.
Stoltenberg: Menaxhimi i krizës është dhe do të jetë një nga detyrat tona themelore. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n.
Stoltenberg u bëri thirrje liderëve të rajonit që të përkushtohen për reforma dhe për t’u pajtuar.
-
-
Pandemia mbylli 3000 biznese në Kosovë
3 Janar, 14:10


