Ministria e Mbrojtjes serbe: Ushtria nuk ka kaluar vijën administrative me Kosovën dhe Mitrovicë

Ministria e Mbrojtjes serbe: Ushtria nuk ka kaluar vijën administrative me

Ministria e Mbrojtjes serbe ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ushtria nuk ka kaluar vijën administrative dhe nuk ka hyrë në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës dhe Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se këto nuk janë lajme reale dhe janë nxjerrë qëllimisht, dërsa siguron se nuk prekur territori i Kosovës.

“Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara, dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur disa konflikte në mes të Ushtrisë Serbe dhe Policisë së Kosovës.  Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria “Serbia për momentin nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes serbe.

EMISIONET