Mes Balotazhit dhe fitores së parë/ Koci: Rama favorit, PDK dhe AAK pritet ta mbështesin
Politologu Melazim Koci, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, tha se rezultati në Prishtinë nuk ishte befasi, duke theksuar se fitoren për kryeqytetin do ta përcaktojnë koalicionet e mundshme, me PDK-në dhe AAK-në që pritet të anojnë nga kandidati Rama.
" Nuk ishte ndonjë befasi epilogu i votimit në Prishtinë, madje as në qytetet e tjera, por fokusi i interesimit normalisht që është i përqëndruar në Prishtinë dhe ndoshta edhe në Mitrovicë.
Mendoj se avantazhi i lehtë që ka zoti Rama nuk është që i garanton fitoren, por fituesin do ta përcaktojnë koalicionet e mundshme dhe më i mundshëm është ai me PDK për shkak të përçarjeve që egzistojnë.
Favoritë do të duhej të ishte zoti Rama sepse me të drejtë pret të drejtë pret votën e PDK-së dhe AAK-së që atë do ta bënte fitues.
Nuk duhet përjashtuar mundësia e ndonjë befasie sepse aktualisht bisedohet në Kosovë edhe për formimin e qeverisë.
Zoti Kurti tashmë ka marrë mandatin për formimin e qeverisë. Kanë ngelur edhe 13 ditë në disponim, por është pak e mundshme të jetësohet koalicioni Vetëvendosjes për nivelin qendror që do të ishte i gërshetuar edhe me ndonjë koalicion në nivelin e Prishtinës ose të Mitrovicës.
Mendoj se favorit mbetet zoti Rama. Vota e PDK-së dhe e AAK-së do të anojë nga ai dhe Rama me lehtësi do të shpallej fitues i Prishtinës. Në Mitrovicë është pak më ndryshe", u shpreh Koci.

