EMRAT+VIDEO/ Policia greke shkatërron rrjetin e trafikut, sekuestron mbi 1 ton kanabis dhe dr*gë me vlerë mbi 8 mln euro. Arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë. Drejtuesi dhe zëvendësi me rekorde kriminale

EMRAT+VIDEO/ Policia greke shkatërron rrjetin e trafikut, sekuestron mbi 1

Një organizatë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike u shpërbë nga autoritetet greke pas një operacioni të suksesshëm në zonat e Atikës dhe Arkadisë. Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 1.1 ton kanabis të papërpunuar dhe 1,640 fidanë kanabisi në një plantacion të pajisur profesionalisht.

Gjatë kontrolleve u zbuluan edhe sasi të tjera të drogave të rrezikshme si kokainë, ketaminë, metamfetaminë (MDMA) dhe tableta ECSTASY, të cilat tregonin për përmasat e gjera të aktivitetit kriminal të organizatës. Policia bllokoi gjithashtu armë zjarri, një granatë dore, peshore elektronike, automjete dhe telefona celularë të përdorur për koordinim.

U arrestuan gjashtë persona, përfshirë pesë të huaj të moshave 34 deri 73 vjeç, si dhe një 50-vjeçar që u kap me një thikë dhe pa dokumente ligjore qëndrimi në Greqi. Udhëheqësi i grupit ishte një 39-vjeçar me të kaluar kriminale për tentativë vrasjeje dhe grabitje.

Organizata kishte një strukturë të qartë hierarkike: udhëheqësi planifikonte dhe koordinonte gjithçka, ndërsa zëvendësi mbikëqyrte aktivitetin në terren, duke përfshirë furnizimin e plantacionit dhe ruajtjen e sigurisë. Anëtarët e tjerë kishin role të ndara për ruajtjen e drogës dhe transportin e sigurt të drejtuesve.

Hetimet zbuluan se grupi kishte ndërtuar një sistem të sofistikuar pune, duke zgjedhur zona të paarritshme për kultivim dhe duke marrë masa të rrepta sigurie për të shmangur zbulimin nga autoritetet. Ata kishin një rrjet të mirëorganizuar për trafikimin e drogës në rajone të ndryshme.

Vlera e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal vlerësohet të arrijë në të paktën 8 milionë euro. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 12,250 euro para të falsifikuara dhe monedha të ndryshme nga vende të tjera, që sugjerojnë lidhje me tregje ndërkombëtare.

Të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorisë kompetente dhe ndaj tyre janë ngritur akuza për trafik droge, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe qarkullim të valutës së falsifikuar. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Kush jane pjesetaret e grupit?

Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca.

Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëvë she transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj.

Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Sipas burimeve policore, 39-vjecari Fatjon Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa 50-vjecari Arben Mashi rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

NGA KONTROLLET E KRYERA NË SHTËPI, SI DHE NË NJË ZONË TË VËSHTIRË PYJORE, U GJETËN DHE SEKUESTRUAN:

EMRAT+VIDEO/ Policia greke shkatërron rrjetin e trafikut, sekuestron mbi 1

- 1,640 fidanë kanabisi

- 1,161 ton kanabis të papërpunuar,

- 4.3 gram kokainë,

- 3.5 gram ketaminë,

- 10 gram metamfetaminë kristalore (MDMA),

- 9 tableta droge "ECSTASY",

- pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit, si prerëse, doreza, gota, kanaçe ujitëse, skarifier, qese plehrash, etj.,

- 2 pistoleta,

- një pushkë luftarake,

- një granatë dore,

- një thikë, karikatorë, 134 fishekë,

- 4 peshore elektronike precize,

- 3 makina,

- 17 telefona celularë,

- një pajisje shkarkimi elektrik,

- 12,250 euro kartëmonedha të falsifikuara dhe 120 euro, 1.900 lekë shqiptare, 70 paund sterlina, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zvicerane.

EMISIONET