“Më përjashtoi, se i dola kundër”, Abazi: Marrëdhëniet me Kurtin të ngrira prej kohësh, vendimi i marrë prej tij

Deputeti, Haki Abazi, është përjashtuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pa një arsye konkrete dhe pa u bazuar në statutin e kësaj force politike, ai akuzon kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin.

“Më përjashtoi, se i dola kundër”, Abazi:

Deputeti Haki Abazi, zgjodhi të ulet vetëm në anën e opozitës.

Kjo pasi ju komunikua se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e përjashtoi nga radhët e tij.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News akuzoi kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin.

Tha se marrëdhëniet e tyre janë të ngrira prej kohësh dhe nuk ka kërkuar sqarime, pasi është e qartë për të se qëndrimet kundër përgjatë dialogut Kosovë-Serbi janë pikënisja e ngërçit.

Sipas tij, diskutimet e deritanishme nuk kanë qenë frytdhënëse për vetë Kosovën dhe se përfaqësuesit ndërkombëtarë po e relativizojnë çështjen.

Ish zv.kryeministri i Kosovës nuk e përjashton edhe lënien e mandatit të tij si deputet i pavarur.

albin kurti dialogu kosove-serbi kosove haki abazi

EMISIONET