Me fasha në kokë, Adriana Matoshi tregon gjendjen shëndetësore pas operacionit

Me fasha në kokë, Adriana Matoshi tregon gjendjen

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka reaguar sërish pak para disa ditësh që iu nënshtrua operacionit për të hequr tumorin në kokë.

Deputetja ka postuar një foto me fasha në kokë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për mesazhet mbështetëse që ka marrë nga njërëzit.  

Ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe më shumë rri duke pushuar.

“Faleminderit që po më shkruani e po më thirrni me më pyetur për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur dhe duke pushuar, shumë pak në telefon dhe është e pamundur me i hap krejt sms. Ma boni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falenderuese. Zoti ju rujtë e ju dashtë.“, shkruan Matoshi.

Me fasha në kokë, Adriana Matoshi tregon gjendjen

Aktorja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale para disa ditësh, për shkak se sëmundja iu rikthye pas gati 9 vitesh.

EMISIONET