Mbi 300 vatra zjarri në 24 orë në Greqi/ Mbrojtja civile greke apel banorëve: Temperaturat 40 gradë C dhe era favorizojnë flakët

Mbi 300 vatra zjarri në 24 orë në Greqi/ Mbrojtja civile greke

Më shumë se 300 vatra zjarri janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Greqinë. Temperaturat e larta mbi 40 gradë era e fortë, por edhe zjarrvënia e qëllimshme duket se janë bërë bashkë për të shkatërruar edhe pak territor jeshil i ka mbetur kryesisht Atikës dhe ishujve të Egjeut.

Vetëm një ditë më parë autoritet zbuluan një person të maskuar që i vuri qëllimisht zjarrin një sipërfaqie pyjore në vendin e quajtur Vari,5 kilometra në jug të Athinës.

Shpejtë flakët u përhapën në një sipërfaqe disa kilometra katrorë. U desh ndërhyrja e më se 100 zjarrfikësve nga toka dhe avionëve dhe helikopterëve nga ajri për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit. Dëmet llogariten në disa milionë euro.

Më herët mbrojtja civile njoftoi banorët e Atikës, të Peloponëzit, Evias Kalkidhikisë dhe ishujve të Egjeut, të bëjnë kujdes pasi këto rajone janë në shkallën 4 të rrezikshmërisë për zjarre.

Qeveria kërkoi me urgjencë banorëve që kanë sipërfaqe të pa ndërtuara pranë zonave të banuara ti pastrojnë me urgjencë ato pasi në të kundërt do të gjobiten deri në 10.000 euro, ndërsa ministria e emergjencave civile publikoi planin e masave për parandalimin e zjarrvënieve.

Mes masave të marra është klasifikimi si vepër e rëndë e zjarrvënies së qëllimshme, vepër penale që parashikon burgim disa vjeçar dhe gjoba tepër të rënda për këdo kapet duke shkelur ligjin.

Ministri i Mbrojtjes civile Vasilis Kikilias deklaroi se janë anuluar lejet e gjithë stafit të kësaj ministrie ndërsa ekipe të përbëra prej forcave ushtarake, zjarrëfikësve vullnetarë dhe forcave të mbrojtjes civile patrullojnë në zonat pyjore.

EMISIONET