Në Kosovë me 3 doza vaksine, ose dy doza e test negativ. Nga sot shtrëngohen masat anti-Covid

Në Kosovë me 3 doza vaksine, ose dy doza e test negativ. Nga sot

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me Covid-19, Qeveria e Kosovës të premten mori vendim për masat e reja anti-Covid-19.

Nga sot personat që duan të hynë në Kosovë, duhet të paraqesin tre dozat e vaksinës, ose një test negativ PCR dhe dy doza vaksine. Masat e hyrjes nëpër kufij nuk do të aplikohen për shoferët e kamionëve të mallrave, personat nën 12 vjeç dhe ata që kalojnë tranzit në Kosovë, me kushtin që të lënë vendin brenda 3 orësh.

Masat që do të hyjnë sot në fuqi do të zgjasin deri më 4 shkurt.

Nga sot gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30. Masë tjetër është edhe ora policore e vendosur nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

Kurse në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 2 mijë e 943 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes shkak i infektimit nga ky virus.

EMISIONET