Maqedonia e Veriut për herë të parë me kryeministër shqiptar, Agim Nuhiu: Tregues i pjekurisë së politikës shqiptare

Ish-ministri i parë shqiptar në një qeveri të Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu në një intervistë për “Ora Neës” komentoi zhvillimet më të fundit politike në vendin e tij, ku këtë muaj do të shënohet një tjetër ngjarje historike, ku për herë të parë një qeveri maqedonase do të ketë kryeministrin e saj shqiptare.

Bëhet fjalë për Talat Xhaferrin, të cilit do t’i besohet drejtimi i vendit për pak muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme politike në maj të këtij viti.

“Një kryeministër shqiptar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dhe jo vetëm, do të thotë që shqiptarët tashmë kanë pjekuri politike për të drejtuar shtetin.

Dhe kjo flet edhe për një arritje të madhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për një përfaqësim të mbarë shoqërisë shqiptare për të marrë përsipër detyrimet dhe për të drejtuar pushtetin Ekzekutiv.

Faktori politik shqiptar pas luftës së lavdishme të vitit 2001 ka treguar pjekurinë e mjaftueshme për të drejtuar”, u shpreh ndër të tjera Agim Nuhiu.

lili saraçi agim nuhiu

EMISIONET