Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i rrëmbyen vëllanë e kërkuan shpërblim 3.5 mln marka gjermane

Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i

Prokuroria malazeze ka deklaruar se pesha totale e kokainës së gjetur në ngarkesën me banana dy ditë më parë është 1400 kilogramë.

Sipas policisë vendase, kapja e kësaj ngarkese u ka hequr nga duart trafikantëve një pasuri me vlerë të paktën 100 milionë euro.

Kontejneri me banana mbërriti me anijen MSC Charlotte në portin e Barit më 24 gusht, tre orë pas mesnate, ndërkohë që më parë kishte ndalur në portin e Koperit.

Anija MSC Charlotte e cila lundroi drejt Tivarit me flamurin e Liberisë zakonisht merr kontejnerë nga destinacione të largëta si porti i Gioia Tauro dhe i transporton ato nëpër detet Adriatik dhe Egje.

Autoritetet malazeze kishin informacion nga partnerët e huaj për praninë e kokainës mes bananeve, por lejuan kalimin e saj në port me qëllim ndjekjen e ngarkesës deri në destinacionin final.

Kamioni në të cilin ishin vendosur bananet shkoi në fshatin Zeta ku mbrëmjen e 26 gushtit, 66-vjeçari Budimir Krstović dhe vajza e tij Marina 27 vjeçe u arrestuan në depon e tyre pasi bananet dhe kokaina ishin shkarkuar aty. Dy të arrestuarit mohuan përfshirjen në kontrabandën e kokainës në polici.  

Gazeta malazeze "Vijesti" publikoi pamjet e skanerit në portin ku kaloi ngarkesa me banana, ku ishte evidentuar prania e kokainës në pajisjen frigoriferike me targa regjistrimi PG-353GA.

Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i

Një zëdhënëse e Prokurorisë komnfirmoi se në këtë aksion ishin sekuestruar 1,400 kilogramë kokainë.

Sipas të dhënave nga hetimi, kontrabandistët e drogës fitojnë në treg rreth 30 mijë për një kilogram kokainë, por në varësi të pastërtisë çmimi i saj mund të arrijë deri në 100 mijë euro për kilogram.

Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i

Policia malazeze në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, po hetojnë për të zbardhur vendin ku ishte ngarkuar kokaina dhe kush ishin pritësit e saj.

Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i

Kompania e Budimir Krstović, në magazinën e të cilit u sekuestrua droga, ka pasur aktivitet në biznesin e importimit të frutave për disa dekada, megjithatë ka shpallur falimentin në vitin 2019.

Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i

Në 2001 vëllai i biznesmenit të arrestuar u rrëmbye pranë një hoteli në Novi Sad dhe rrëmbyesit kërkuan një shpërblim prej 3.5 milion markash gjermane në atë kohë.

Rrëmbyesit u arrestuan dhe pengu u lirua katër ditë më vonë.

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazovic, përgëzoi policinë dhe punonjësit e doganës për kapjen historike të kokainës, duke thënë se Mali i Zi nuk do të jetë një vend krimi.

Mali i Zi: 1400 kg kokainë në magazinat e biznesmenit. Në 2001 i

EMISIONET