Lajçak takon kryekëshilltarët diplomatikë, diskutojnë për normalizimin e situatës në veri

Lajçak takon kryekëshilltarët diplomatikë, diskutojnë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshilltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plotner.

Lajçak ka shkruar në platformën “X” se kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës.

“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plotner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona.

EMISIONET