Kuvendi maqedonas shqyrton propozimin francez, protestë sërish në 19:00: Stop bullgarizimit

Kuvendi maqedonas shqyrton propozimin francez, protestë sërish në

Kuvendi i Maqedonisë zhvilloi një seancë plenare ku deputetët diskutuan për kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në fund të seancës plenare pritet të miratohen konkluzionet e arritura dhe udhëzimet do t'i dorëzohen Qeverisë pastaj.

Seanca filloi pak para orës 15:00, por u ndërpre pas kërkesës për një orë pushim nga deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, jashtë kuvendit u mbajt edhe një protestë duke kundërshtuar propozimin francez dhe kushtet e Bullgarisë.

Në protestë të pranishmit u shfaqën me pankarta “Maqedonasit ende po luftojnë për drejtësinë e tyre”, “Duam liri, nuk duam protektorat”, “Stop bullgarizimit”.

Ndërsa disa prej tyre shprehën pakënaqësinë e tyre me fishkëllima dhe kanë gjuajtur vezë, gurë dhe sende të forta në Kuvend.

Tashmë situata para Kuvendit është e qetë, derisa një numër i madh i protestuesve janë duke u larguar.

Ata pritet të kthehen sërish në orën 19:00, sërish për të protestuar kundër propozimit francez.

EMISIONET