Kurti-Vuçiç më 26 tetor në Bruksel, Krasniqi: Situata është në favorin tonë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. BE s’mund ta amnistojë Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të zhvillojnë takime të ndara me katër liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.

Por ky angazhim i ndërkombëtarëve për uljen e palëve në tryezën e dialogut proces ky i ndërprerë që prej muajit shtator, për analistin politik, Agim Krasniqi nuk mund të bëhet duke amnistuar Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë në 24 shtator.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Krasniqi u shpreh se vullneti i shtetit të Kosovës gjithmonë ka qenë që të arrihet stabiliteti mes dy vendeve, si dhe në rajon.

“Kosova tejkaloi dhe veten për një marrëveshje stabiliteti me Serbinë. Mirëpo dihet tashmë botërisht aktiviteti i Serbisë për destabilitetin arriti kulmin me datë 24 shtator, dhe deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

BE nuk duhet të lëshojë pe fare ndaj këtyre rrethanave. Por nga ana tjetër edhe Kosova duhet të jetë e kujdesshme pas kësaj edhe me faktorin ndërkombëtar.

Në çfarëdo plani të bisedimeve ne tashmë jemi në avantazh pas sulmit të datës 24 shtator dhe në çfarëdo tryeze bisedimesh, pasi situata është në favorin tonë", u shpreh analisti politik, Agim Krasniqi.

Kurti-Vuçiç më 26 tetor në Bruksel, Krasniqi: Situata

lili saraçi agim krasniqi

EMISIONET