Kurti në skanerin e kritikëve, Opozita: Shumë premtime dhe pak punë. Qeveria më e dobët e Kosovës

Edhe gjashtë muaj pas rezymesë njëvjeçare të qeverisë Kurti, opozita dhe shoqëria civile kanë kritikuar Vetëvendosjen si një nga pushtetet më të dobëta të Kosovës.

Kurti në skanerin e kritikëve, Opozita: Shumë premtime dhe pak

Të enjten bëhen 1 vit e gjashtë muaj që nga dita kur kryeministri Albin Kurti mori pushtetin në Kosovë.

Qeverisja e tij kritikohet nga opozita të cilët e quajnë zotin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje të papërgjegjshme.

Kreu i Grupit Parlamentar nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri shprehet se Qeveria ka dështuar sidomos në menaxhimin e krizës ekonomike dhe atë energjetike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Asnjë nga ato iniciativat që u panë në planin e tij politik, ende nuk ka filluar ti realizojë," tha ai.

Më i ashpër u shpreh ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti i cili e quan qeverinë Kurti më të dobëtën.

"Apsolutisht asnjë vendim nuk është realizuar. Është zhgënjimi më i madh që ka ndodhur në Kosovë ndonjëherë. Është qeveria më e dobët që ka patur Kosova ndonjëherë. Asnjëherë nuk u ka dalë zot premtimeve dhe deklarimeve të veta," tha ai.

Edhe pse më e moderuar se dy politikanët, edhe për drejtoreshën e Lëvizjes Fol nga Shoqëria Civile, Mexhide Demolli premtimet e qeverisë kanë qenë më të mëdha se sa punët e kryera.

"Premtime kemi pasur shumë më shumë se çfarë kemi parë realizim të premtimeve këtë periudhë, një vit e gjysmë. Pavarësisht se disa kanë filluar, ne kemi parasysh se asnjë qeveri nuk ka një shkop që të bëjë mrekulli, në një kohë shumë të shkurtër.

Disa gjëra kanë filluar, por nuk kemi parë një realizim të shpejtë të punëve, kundrejt premtimeve që kemi patur," tha ajo.

Javën e kaluar, kryeministri Kurti kërkoi nga ministrat e tij që të paraqesin katër-pesë arritje gjatë 1 viti e gjysmë që kanë qenë në detyrë.

Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet në 22 mars 2021.

EMISIONET