Kurti jep "xhevap" në Kuvend, Haradinaj paraqet rezolutën: Të hiqet dorë nga ‘targat’, samit me SHBA

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur interpelanca e thirrur nga ish-kryeministri Haradinaj me Albin Kurtin për çështjen e targave. Kreu i AAK-së ka kërkuar qeverisë që të mbajë një samit me SHBA-në për marrëveshjen me Serbinë. Gjithashtu ai kërkoi edhe rikthimin e serbëve nëpër institucione për të cilët kryeministri tha se qeveria për herë të parë është e pavarur nga Lista Serbe.

Kurti jep "xhevap" në Kuvend, Haradinaj paraqet rezolutën:

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar interpelanca e thirrur nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj me kreun e qeverisë Albin Kurti për situatën e targave në veri.

Kreu i AAK-së i ka kërkuar ekzekutivit të përmbushë një rezolutë me tri pika.

Risi ishte kërkesa për mbajtjen e një samiti mes Prishtinës dhe Uashingtonit me qëllim njohjen reciproke me Beogradin.

Kreu i qeverisë, ndërsa rrëfeu dështimin në takimin me Vuçiç, Borrell dhe Lajçak dhe tregoi ku u pajtuan palët.

Në lidhje me kërkesën e dytë të Haradinajt, sa i përket kthimit të serbëve në institucione, kryeministri Kurti tha se qeveria është më e pavarur se kabinetet e kaluar nga Srpska Lista.

Zoti Kurti mbrojti rolin e Policisë së Kosovës e cila është përballur me sulme nga strukturat ilegale serbe nëpër pikat kufitare në veri të vendit.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në 23 nëntor në Bruksel në nivel krynegociatorësh për dialogun me ç’rast u shty zbatimi i gjobitjes së shoferëve serbë që refuzonin ri-regjistrimin e targave në sistemin RKS.

EMISIONET