Kurti falënderon kryetarin e Leposaviqit: Po tregon qëndresën shembullore për rend e ligj

Kurti falënderon kryetarin e Leposaviqit: Po tregon qëndresën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij.

Kurti duke treguar se ai është vëllai i dëshmores së UÇK-së, Fatime Hetemi, ka falënderuar Lulëzim Hetemin për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.

“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar Kurti.

Përndryshe, është raportuar se Lulëzim Hetemi që nga e premtja e 26 majit, ka qëndruar në zyrën e tij në Komunën e Leposaviqit.

EMISIONET