Kurti dhe Gashi diskutojnë për lehtësimin e kufijve dhe rrugën Prizren-Tetovë

Kurti dhe Gashi diskutojnë për lehtësimin e kufijve dhe

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në këtë takim miqësor, Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari dhe ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Gjatë bisedës, u diskutua për raportet dypalëshe mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm institucional, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në të dyja vendet.

Në veçanti, palët vlerësuan lart efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore, të cilat lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave, si dhe forcojnë bashkëpunimin ndërshtetëror.

Në këtë kontekst u përmendën projektet konkrete si pikëkalimet kufitare të përbashkëta Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, si dhe projekti i rrugës Prizren – Tetovë, që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe social për të dyja vendet. /KosovaPress/

EMISIONET