Kreu i NATO-s për tensionet në Kosovë: Fola me Kurtin, palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangin qëndrimet e njëanëshme

Kreu i NATO-s për tensionet në Kosovë: Fola me Kurtin, palët

Pas tensioneve të fundit mbi çështjen e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi sot se palët e përfshira duhet të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme, duke u përqendruar mjaft tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.

"Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme misionit të NATO-s dhe KFOR.

Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin," tha ai.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjeve të së dielës në veri të Kosovws.

“Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit, është vetëm një ditë prej kur janë tërheq, është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar, kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, tha ai në një prononcim për media.

EMISIONET