Krasniqi: Kurti ka ardhur me retorikë të ashpër në politikën e jashtme, duhet të rugovizohet

Në një intervistë në RTV Ora, profesori Melazim Krasniqi u shpreh se Kurti ka ardhur me një retorikë të ashpër sa i takon dialogut me Serbinë dhe me ndërkombëtarët.

Sipas tij, kërkesat e kryeministrit Kurti në Bruksel nuk janë reale dhe theksoi se e mbështet atë vetëm në kërkesë për padinë për gjenocid.

Krasniqi: Takimi ishte pritur që të përfunnonte kështu se ka një mosvazhdimësi në dialogun e jashtëm të Kosovës. Kurti ka ardhur me një retorikë të ashpër sa i takon dialogut me Serbinë dhe me ndërkombëtarët. Kurti ka ardhur me një retorikë që do të fillojë spastrimet në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Me këtë mendësi ka shkuar edhe atje, duke pritur që të ketë një përplasje të tillë. Nga ana tjetër Vuçiç para se të shkojë në Bruksel ka pasur një aktivitet të madh me shoqërinë serbe për të bërë të mundur përkrahjen e politikave të tij. Ndërsa Kurti ka bërë të kundërtën, duke u debatuar me opozitën, pra një mënyrë krejt të ndryshme.

Kërkesat e kryeministrit tonë janë joreale. Kurti ka kërkuar njohje nga Serbia dhe për njohje nuk ka nevojë të shkonte në Bruksel. Ne e di më se një fazë afatgjatë, Serbia nuk do ta pranojë Kosovën si shtet. Ndërsa kërkesat e tjera janë një lloj humori, sepse p.sh ai këshilli nacional i serbëve është i panevojshëm sepse serbët kanë shumë të drejta në Kosovë. Çështja e të pagjeturve është çështje tragjike dhe duket cuar përpara, por të futet kështu në agjenda politike, ajo mund të keqpërdoret.

Krasniqi shtoi se Kurti duhet ta rugovizonte politikën e tij dhe ta bënte më të butë, pasi retorika patriotike është e bukur në veshët e qytetarëve, por nuk jep asnjë rezultat ndërkombëtarisht.

Krasniqi: Ndërsa sa i përket padisë në gjykatë për gjenocid, unë mendoj se duhet të bëhet dhe Kurti ka mbështetjen tonë. Mendoj se duhet bërë në aspektin juridik dhe jo vetëm atë politik. Kjo retorikë nuk zgjidh asnjë problem, sepse duhet të fitohet mbështetja e sponsorëve të pavarësisë, sepse ne si shtet nuk kemi fuqi që t'ia imponojmë një gjë të tillë Serbisë. Kosova është cliruar nga ndërkombëtarët dhe pa gjetur një marrëveshje nuk mund të pranohet në OKB miratimin e shteteve të tjera. Si një vend i vogël dhe i varfër duhet të hartojë politika për të treguar se është jnë shtet i qëndrueshëm. Mendoj se Kurti duhet ta rugovizonte politikën e tij dhe ta bënte më të butë. Retorika patriotike është e bukur në veshët e qytetarëve, por nuk jep asnjë rezultat ndërkombëtarisht.

EMISIONET