KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri më tani: Janë pranuar mbi 18 mijë kërkesa

KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës, teksa vazhdon periudha e aplikimit për regjistrime cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor të këtij viti.

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se në bazë të të dhënave, deri më 19 nëntor, përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 18,670 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 17,462 ndërsa 1,205 të tjera janë refuzuar.

KQZ njofton se në rastet e refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

“Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka njoftuar Elezi.

EMISIONET