Kosovë – KQZ akrediton vëzhguesit e katër subjekteve politike

Kosovë – KQZ akrediton vëzhguesit e katër subjekteve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në grupin e parë bëjnë pjesë 95 vëzhgues nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 1 mijë e 725 nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 234 nga Koalicioni Vakat dhe 220 vëzhgues nga Demokratska Stranka.

Këta vëzhgues, nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara përfundon me 15 janar 2025.

Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore dhe qeveritare-ndërqeveritare, do të përfundojë më 25 janar 2025. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Ndërsa, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare, do të përfundojë më 25 janar 2025, të cilët mund të aplikojnë në platformën online të KQZ-së.

EMISIONET