Kosovë/ Ankimohet procedura e përzgjedhjes së Blerim Isufajt, presidenca: Veprime ligjore, pas përfundimit të procesit

Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga një prej kandidatëve! Presidenca e Kosovës në këto kushte thotë se do të presë shqyrtiminj e cështjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për kreun e ri të akuzës

Kosovë/ Ankimohet procedura e përzgjedhjes së Blerim Isufajt,

Gjykata Kushtetuese  e Kosovës njoftoi Zyrën e Presidencës se ka pranuar kërkesën për kontestimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj.

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka shkruar në Tëtter se sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.

Sipas këshilltarit të Osmanit, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nëpërmjet një letre sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë Gjykatë është pranuar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

më 8 prill 2022, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kishte pranuar propozimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për emërim të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës.

Zyra e Presidentes menjëherë pas pranimit të propozimit, ka filluar konsultimet me vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, për t’u njoftuar më tej për mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatit të propozuar.

Më 13 maj 2022, Zyra e Presidentes së Kosovës është njoftuar përmes një shkrese zyrtare nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, se njëri nga kandidatët në këtë proces ka bërë kërkesë individuale për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij procesi dhe njëkohësisht ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme lidhur me emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

EMISIONET