Kosova voton, Muhaxheri: Albin Kurti me gjuhën që po përdor në fushatë, është gati për të dalë në opozitë më 9 shkurt
Shqiptarët e Kosovës janë ftuar për të marrë pjesë në votimet e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Dhe prej pak ditësh partitë politike kanë nisur fushatat e tyre elektorale, ku vihet re një gjuhë e shtuar akuzash mes palëve që vijnë në një kohë kur pushteti i Aleksandër Vuçiçit në Serbi është lëkundur jo pak, jo vetëm nga protestat e studentëve, por veçanërisht pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi por kompanitë ruse që operojnë në Serbi.
Lidhur me këto zhvillime i ftuar në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” analisti Arton Muhaxheri solli këndvështrimin e tij mbi këto ngjarje.
“Më rezulton se partitë opozitare e kanë forcuar më shumë veten e tyre dhe po i dalin përballë mësë miri Lëvizjes Vetëvendosje dhe po mbledhin rreth vetes më shumë njerëz se kjo e fundit.
Kjo vjen ndoshta për faktin se Albin Kurti në këto 4 vite qeverisje nuk ka dëshmuar besim tek qytetarët që t’i japin një mandat të dytë atij dhe qeverisjes së tij.
Kjo është fryma që po mbizotëron në Kosovë dhe kjo do të thotë që rrotacioni do të jetë i mundshëm në 9 shkurt.
Edhe gjuha që po përdor z. Kurti në fushatën e tij po tregon se ai është i përgatitur për të dalë bë opozitë pas 9 shkurtit.
Ne po e presim rrotacionin në këto zgjedhje dhe kjo pasi kemi të bëjmë me faktin se qeveria “Kurti” është e zhytur në shumë skandale korruptive ku shumë përfaqësues të saj tashmë ose kanë rënë në pranga, ose janë në hetim”, u shpreh ndër të tjera analisti Arton Muhaxheri.
Ndërkaq teksa u shpreh i bindur se rrotacioni politik do të ndodhë në zgjedhjet e Kosovës, Muhaxheri u shpreh se kandidati më i mundshëm për kryeministër, sipas tij është Bedri Hamza.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN ARTON MUHAXHERI NË “ORA NEWS”