Kosova nuk vjen në Tiranë, Halimi: Vizita në Greqi, alibi e Kurtit për të fshehur hatërmbetjet me Ramën

Për analistin nga Kosova Jeton Halimi, refuzimi i kryeministrit të Kosovës Alibin Kurti për të marrë pjesë në takimin informal me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i shërben aspak Kosovës.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Halimi u shpreh se kryeministri Albin Kurti e ka përdorur vizitën në Greqi si alibi për të fshehur hatërmbetjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mos marrja pjesë në takimin e sotëm në Tiranë mendoj se është një vendim aspak i mirë sa i përket Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me Shqipërinë.

Por gjykoj se kryeministri Albin Kurti e ka përdorur vizitën në Greqi si alibi për të fshehur hatërmbetjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nisur nga kjo uroj që kjo situatë të mos vazhdojë për më shumë gjatë. Dhuna në Kuvend ishte një ngjarje aspak e mirë për secilat nga palët politike të vendit.

Ajo që mendoj unë është se z. Kurti ka hyrë në një rrugë që nuk ka pse ta marrë”, u shpreh ndër të tjera, analisti kosovar Jeton Halimi.

edi rama albin kurti kosova sonila musai jeton halimi

EMISIONET