Kosova nuk bën dot shtet, Zejnaj: Kjo që ka ndodhur në këto 22 seanca të Kuvendit është degradim total i spektrit politik

Kosova nuk bën dot shtet, Zejnaj: Kjo që ka ndodhur në këto

Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas nga Prishtina njoftoi se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës.

Por pavarësisht këtij mesazhi pozitiv, bllokada e ngritjes së institucioneve paszgjedhore më Prishtinë ka vijuar edhe përgjatë këtyre ditëve, ç’ka ka shkaktuar disi nervozizëm në ambasadat e akredituara në Kosovë, ku ambasadorë të vendeve të BE-së i kanë bërë sot thirrje forcave politike që të mos vonohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë në Prishtinë, në një intervistë për “Ora News” në hapësirën “Për shqiptarët”, politologu, njëherësh dhe drejtor në STORM-RKS, në Kosovë Argjend Zejnaj, u shpreh se

“Nesër do të jetë tentimi i 23-të dhe sipas të gjitha parashikimeve dhe diskutimeve politike, nuk pritet ndonjë befasi dhe mund të ndodhë që konstituimin e institucioneve ta bëjmë natën. Kështu që nuk i dihet çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme deri nesër.

Por gjithsesi kjo që ka ndodhur në këto 22 seanca të Kuvendit është një degradim total i spektrit politik, ish-opozitarëve dhe opozitarëve, të cilëve kujt më pak e kujt më shumë ua kemi besuar votën dhe besimin tonë për të na përfaqësuar me një demokraci parlamentare, ku nga ky institucion dalin të gjitha të tjerat me radhë.

Ky Kuvend i legjislaturës së 9 shkurtit po tregohet i papërgjegjshëm në raport me qytetarët dhe më pas me Kosovën e më tej me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Pra,m kemi disa deputetë të papërgjegjshëm të cilët po krijojnë krizën dhe jo stabilitetin për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ndër të tjera politologu Argjend Zejnaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME POLITOLOGUN ARGJEND ZEJNAJ

EMISIONET