“Kosova me energji të ripërtërishme” Hapet ankandi për ndërtimin e parkur me energji solare
Përfitimi i energjisë elektrike përmes tenkologjisë fotovoltakie do të jetë prioriteti i qeverisë Kurti prë të zgjidhur krizën energjetike në vend. Në ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW, Kurti theksoi se do të vijojë rruga për energjinë e ripërtërishme.
Kosova synon të zgjidhë krizën energjetike përmes përfimtit të saj me anë të teknologjisë fotovoltaike. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.
Në konferencën për çeljen e ankandit të organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.
Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm," tha ai.
Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ky ankand paraqet një hap të rëndësishëm të Kosovës në integrimin në Bashkim Evropian.
Ky ankand paraqet edhe një hap të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në BE. Përfshirja e sektorit privat është jetike për arritjen e qëllimeve për dekabornizim. Kosova është në pozitë të mirë rajonale, por kalimi energji të ripërtrishme do të kërkojë investime edhe nga sektori privat
Centrali solar fotovoltaik do të ndërtohet në zonën kadastrale të Kramovikut dhe Petkoviqit në Komunën e Rahovecit, e cila do t’i jepet me qira ofertuesit të përzgjedhur për një periudhë jo më të shkurtër se 30 vjet.
Marrëveshja për blerjen e energjisë do të lidhet për një periudhë prej 15 vitesh me operatorin e tregut, i cili garanton blerjen e detyrueshme të energjisë elektrike të prodhuar.