Konjufca: Kosova s’është e obliguar ta bëjë Asociacionin nëse s’ka njohje nga Serbia

Konjufca: Kosova s’është e obliguar ta bëjë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nëse koncepti i vetmenaxhimit nuk ndërtohet mbi marrëveshjen e Ohrit, atëherë as Kosova s’ka obligim që të bëjë hapa në drejtim të Asociacionit.

Kështu sipas tij, nuk ka arsye që Kosova ta formojë Asociacionin nëse nuk merr njohje nga Serbia.

“Nëse koncepti i vetëmenaxhimit nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, që të jetë me njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka kurrfarë obligimi që të bëjë hapa në drejtim të asociacionit. Në asnjë mënyrë. Pse? Sepse mendoj që nëse e hiqni njohjen nga ekuacioni i relacionit me Serbinë dhe nëse mbetet vetëm asociacioni, ky do të jetë një mekanizëm shumë i manipulueshëm dhe dhumë i shfrytëzueshëm në mënyrë negative nga ana e Serbisë për ta goditur Kosovën. Ne e dimë që ky asociacion do të përbëhej prej përfaqësuesve serbë, të cilët do të mund t’i kontrollonte ndonjë parti politike drejtpërdrejt nga ana e Vuçiçit dhe ata do ta ndërtonin asamblenë e këtij asociacioni”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

EMISIONET