Koçan/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 19:40

Një trup i pajetë i një gruaje në gjendje dekompozimi u gjet sot në fshatin Zërnovci në afërsi të Koçanit.
Rasti u raportua në polici mëngjesin e sotëm ndërsa lidhur me rastin nga prokuroria thonë se “një prokuror publik nga Prokuroria e Koçanit po inspekton vendin ku është gjetur trupi i një gruaje të ndjerë për çka është urdhëruar edhe autopsia”.
Trupi i pajetë i gruas nuk është identifikuar.
Ndërsa gjithashtu nuk janë përcaktuar as shkaqet e vdekjes.

