KFOR uron 28 Nëntorin: Shqipëria, një nga 33 vendet kontribuese në mision

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar sot shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rolin e Shqipërisë si një aleate e rëndësishme brenda Aleancës.

“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë”, shprehet në postimin zyrtar KFOR, duke nënvizuar se Shqipëria është një nga 33 vendet që kontribuon me trupa në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Mesazhi i KFOR-it vjen si dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm të Shqipërisë me NATO-n dhe angazhimit për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

EMISIONET