Kamioni me mallra kontraband godet makinën e policisë në veri të Kosovës, lëndohen 5 punonjës policie

Kamioni  me mallra kontraband godet makinën e policisë në veri

Disa zyrtarë të policisë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi ndaj polici në veri të Kosovës.

Një kamioni që kontrabandonte mallra, gjatë tentimit për shmangje të ndaljes dhe arrestimit nga policia ka goditur makinën e policisë disa herë duke lënduar pesë policë.

Zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

Kamionini i cili dyshohet qe kishte mall të kontrabanduar, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Magjistrales Mitrovice-Jarinjë është bllokuar në rrugë nga policia.

“Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka shkuar në drejtim të makinave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore”, njofton policia.

Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, drejtuesi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D (1990).

Personi i dyshuar A.D, akuzohet për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’. Personi i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës lirohet në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Pesë policët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

Kamioni  me mallra kontraband godet makinën e policisë në veri

Kamioni  me mallra kontraband godet makinën e policisë në veri

Kamioni  me mallra kontraband godet makinën e policisë në veri

 

EMISIONET