Kadri Kastrati: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të mbante rusët larg nga Ballkani Perëndimor, rajoni do të ishte i sigurtë
Gjeneraltnanti Kadri Kastrati, ish-komandant i forcave të sigursë së Kosovës i ftuar në një intervistë në RTV Ora u shpreh se anëtarësimi sa më shpejt i Kosovës në aleancën ushtarake të NATO do të mbante larg një konflikt të mundshëm në Ballkanin Perëndimor nga rusët ndërsa rajoni do të ishte i sigurt.
"Unë mendoj që marrëveshja frankogjermane të pranohet dhe Kosovës tia haopë rrugën që 4 vendet anëtare të NATO-s ta njohin dhe vendi të jetë drejt rrugës së integrimit dhe anëtarësimit në NATO dhe BE.
Ne kemi kapacitetin që të jemi pjesë sepse ushtria e Kosovës merr pjesë dhe në operacione paqeruajtëse e humanitare dhe është e gatshme të jetë krah [për krah me të gjtiha ushtritë e NATO.
Unë mendoj se në luftën në Ukrainë, botës i ka dhënë një mesazh të qartë se Ballkani Perëndimor është shumë i rrezikuar nga lufta hibride. Sa më shpejt që Kosova të hyjë në NATO aq më i sigurt do të jetë Ballkani Perëndimor dhe rusët do të jenë larg.
Për të qënë anëtar i NATO-s duhet të ketë një konsesus nga të gjitha anëtarët e të votojnë. Unë mendoj se me njohjen e Kosovës, vendi mund të hyjë në procedura dhe shumë shpejt të jetë pjesë e NATO," tha ai.
