“Jam vëllai i Vuçiçit” deklarata e Ramës në Kosovë jehonë në mediet serbe

“Jam vëllai i Vuçiçit” deklarata e Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi shkrimet në medie që dolën pas publikimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në të cilat ai cilësohej si një politikan pro-serb.

Një gjë e tillë është bërë edhe lajm nga mediet serbe të cilat njëjtë si qeveria e Serbisë i cilëson institucionet e pavarura të Kosovës si të përkohshme.

Rama tha se është ai është vëlla i Vuçiçit, por theksoi se nuk është e nevojshme për një serbi të radikalizuar në kontekstin e sotëm.

Rama: Sa i përket serbizmit tim, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiçit, por qëndrimi im është se ne nuk kemi nevojë për një Serbi të radikalizuar, sidomos në kontekstin e sotëm. Dhe nëse shihni sasinë e të qeshurave dhe autoironisë kur unë dhe Kurti jemi bashkë, do të thoni ‘nuk është vëllai i Vuçiçit, por vëllai i Albinit’, më lër të bëhem vëlla me të dy.

Rama shtoi se të gjitha palët në Kosovë duhet të intensifikojnë përpjekjet për integrimin e kësaj pjese të Evropës, pasi është më e prapambetura.

Rama: Zgjidhja përfundimtare është njohja e Kosovës nga Serbia dhe një paqe e drejtë që u përket shqiptarëve të Kosovës.

EMISIONET